Reperi Travis Scott nuk do të performojë në “Coachella”. 30-vjeçari u largua nga lista e performuesve të festivalit muzikor “Coachella 2022”, pas tragjedisë së muajit të kaluar e cila ndodhi në festivalin e reperit “Astroworld”, dhe ku mbetën të vdekur 10 persona e qindra të tjerë të lënduar. Kjo do të shënonte performancën e parë të tij që nga “Astroworld”.
Një peticion nga Change.org – që ka mbledhur rreth 60 mijë nënshkrime – u krijua vetëm disa ditë pas festivalit “Astroworld”, duke kërkuar që Scott të largohet nga “Coachella”.
Festivali u planifikua të mbahet nga data 15-17 prill dhe 22-24 prill në Empire Polo Grounds në Indio, Kaliforni./UBTNews