Reperi amerikan, Travis Scott performoi për herë të parë para publikut pas gjashtë muajsh qëkur ndodhi tragjedia në festivalin e tij Astroworld, që u mbajt në muajin nëntor.
Kur doli në skenë në Miami në orët e para të së dielës, reperi performoi para një audience të vogël për herë të parë qysh prej festivalit Astroworld që u mbajt në vendlindjen e tij në Houston, ku dhjetë persona – mes moshës 9 deri në 27-vjeçare mbetën të vdekur.
Audienca u elektrizua kur ai filloi të performonte këngën “Antidote”. Po ashtu ai performoi edhe hitet e tij, “Highest in the Room”, “Pick Up The Phone”, “Goosebumps” dhe “SICKOMODE”./UBTNews/