Reperi amerikan, Travis Scott falënderoi vajzën e tij, Stormi, derisa po e pranonte çmimin “Best-Hip Hop” gjatë ceremonisë MTV Video Music Awards të dielën, por nuk e përmendi edhe të ëmën e saj, Kylie Jenner.
30-vjeçari po falënderonte personat që e ndihmuan të arrinte këto suksese.
“Dua ta falënderoj Zotin, nënën time, vajzën Stormi. Të gjithë fansat e mi, ju dua shumë. Nuk do t’ia dilnim pa ju”, deklaroi ai.
Scott e përfundoi fjalimin e tij duke thënë: “Para se të shkojë, dua t’ju them, dashuria është gjëja më e madhe që mund ta kemi. Dhuroni dashuri dhe gjithçka do të jetë në rregull”.
Jenner, 24-vjeçare, është nëna e vajzës së tyre trevjeçare dhe pret një fëmijë tjetër me reperin amerikan. Ajo publikoi një fotografi të reperit Scott duke e pranuar çmimin./UBTNews