UBT News

“Travis Scott do të duhej ta kishte ndërprerë koncertin më herët”

Reperi Travis Scott do të duhej ta kishte ndërprerë koncertin në Houston më herët pasi ai i pa njerëzit që po përballeshin me probleme, deklaroi shefi i zjarrfikësve të qytetit.

“Çdonjëri në atë event kishte përgjegjësi. Nga artisti e të tjerët”, deklaroi Samuel Pena për NBC.

Tetë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar pas një incidenti që ndodhi në mesin e turmës në koncertin “Astroworld” në Teksas të premten.

Artisti tha se është “i shkatërruar” pas këtij incidenti dhe u zotua se do t’i ndihmojë familjarët e viktimave. Partnerja e tij, Kylie Jenner, tha se ata kuptuan se çfarë vërtetë ka ndodhur vetëm pas kësaj ngjarjeje.

Në mesin e të lënduarve është edhe një 9-vjeçar që po lufton për jerë./UBTNews

Exit mobile version