Kampionati Evropian i Futbollit UEFA, mbahet çdo 4 vjet që nga viti 1960, me përjashtimin e vetëm të vitit 2020, i cili u shty për këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19.
Kampionati Euro është një nga turnetë më të rëndësishëm dhe ka shikimet më të larta në botë. Përveç sportit të mirë, turneu është i njohur edhe për himnet e tij.
Këtu janë 5 himnet kryesore të të gjitha kohërave:
We Are The People nga Martin Garrix (2020)
Himni zyrtar i UEFA EURO 2020,“We Are The People“ është lëshuar zyrtarisht një muaj para se të nisë Kampionati. Edge dhe Bono kanë bashkëpunuar me producentin me famë botërore Martin Garrix për të bërë këngën zyrtare të UEFA EURO 2020, e cila ka filluar më 11 qershor në Romë. Kjo është një këngë që shqyrton problemet e botës ndërsa përpiqet të krijojë një zgjidhje unifikuese për këto probleme.
Live It Up nga Nicky Jam, Will Smith ft. Era Istrefi (2018)
Kënga nga Nicky Jam, Will Smith, dhe Era Istrefin, ishte si një himn në lojërat e futbollit pa marrë parasysh se ku lëshohej. Kënga fillon me një citim motivues: “Atje ku ka unitet, gjithmonë ka fitore”, dhe një ndjenjë e bashkimit prodhohet duke i bashkuar pamjet e lojërave të mëparshme të futbollit, të zbathur në baltë ose të rrethuar nga një turmë e stadiumit.
This One’s For You nga David Guetta (2016)
Kënga, e cila përfshin këngëtaren suedeze Zara Larsson, u regjistrua me ndihmën e një milion fansave në të gjithë botën duke përdorur një aplikacion unik në internet. Guetta dhe Larsson performuan në të dy ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së kampionatit në Stade de France. Kjo këngë ishte aq e famshme sa përsëritej sa herë që shënohej një gol, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të gjithë ata që merrnin pjesë ose shikonin kampionatin.
Three Lions nga The Lightning Seeds, David Baddiel, Frank Skinner (1996)
Euro ’96 ishte e rëndësishme për një larmi aspektesh. Ishte turneu i parë që përfshiu 16 ekipe; ishte i pari që u vendos me një gol të artë dhe ishte viti kur Three Lions u bë himni zyrtar i ekipës angleze, i cili ishte bërë një hit i vërtetë muzikor. Three Lions u kompozua nga Ian Broudie i The Lightning Seeds dhe uu interpretua së bashku me Frank Skinner dhe David Baddiel.
Can You Hear Me nga Enrique Iglesias (2008)
Kënga zyrtare e UEFA Euro 2008 është “Can You Hear Me?”. Enrique Iglesias interpretoi këngën në turne, të cilën ai e shkroi bashkë me Steve Morales dhe Frankie Storm. Ndërsa UEFA konfirmoi zgjedhjen e këngës, Iglesias u cilësua si “djali i duhur për punën”, duke qenë në krye të karrierës së tij në atë kohë.