UBT News

Tom Parker emocionohet gjatë performancës me grupin e tij “The Wanted”

Tom Parker u emocionua gjatë performancës me grupin e tij, “The Wanted”, për herë të parë pas shtatë vjetësh, në një koncert bamirësie në Royal Albert Hall, të hënën.

33-vjeçari u bashkua me anëtarët e tjerë të grupit, Max George, Jay McGuiness, Siva Kaneswaren dhe Nathan Sykes, së bashku me yjet e tjerë për të organizuar veprimtarinë bamirëse, pasi u diagnostikua me tumor të trurit në tetor të vitit të kaluar.

Tom u emocionua pasi anëtarët e grupit e përqafuan atë gjatë performancës./UBTNews

Exit mobile version