Tom Parker u emocionua gjatë performancës me grupin e tij, “The Wanted”, për herë të parë pas shtatë vjetësh, në një koncert bamirësie në Royal Albert Hall, të hënën.
33-vjeçari u bashkua me anëtarët e tjerë të grupit, Max George, Jay McGuiness, Siva Kaneswaren dhe Nathan Sykes, së bashku me yjet e tjerë për të organizuar veprimtarinë bamirëse, pasi u diagnostikua me tumor të trurit në tetor të vitit të kaluar.
Tom u emocionua pasi anëtarët e grupit e përqafuan atë gjatë performancës./UBTNews