UBT News

Tom Doshi dorëhiqet si kandidat për deputet

Tom Doshi, kryetar i PSD dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri, ka dhënë dorëheqjen si deputet, por edhe si kandidat në zgjedhjet e 25 prillit.

Doshi kërkesën e ka dorëzuar në KQZ, ku i kërkon këtij institucioni ta zëvendësojë sipas ligjit, ndërsa dorëheqja është e parevokueshme.

“Unë i nënshkruari Tom Doshi, me vullnetin tim të lirë dhe të plotë, deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ, sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, shkruan Doshi.

Edhe pse dorëheqja është e parevokueshme, ai nuk ka sqaruar arsyet e saj.

Ambasadorja Yuri Kim disa herë ka përmendur emrin e Doshit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018 për shkak se “është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë”. Kjo nuk e pengoi Doshin të përfshihej në listat për deputet të partisë Social Demokrate, nga ku tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Exit mobile version