Sot është 14 shkurt, dita e Shën Valentinit ose Dita e të Dashuruarve. Në këtë ditë të veçantë të vitit, çiftet shkëmbejnë urime, dhurata, dhe festojnë në mënyrën e tyre këtë ditë kushtuar dashurisë.
Unioni i Bashkive në Shqipëri ka publikuar fotografi të Tiranës e cilat në forma të ndryshme ka zbukuruar rrugët e sheshet me zemra të kuqe. “Nga Tiranae mbushur plot dashuri, ju urojmë një ditë të bukur”, thuhet në statusin e përshkrimit.
Shën Valentini është dita në të cilën festojmë atë mrekulli që është rënia në dashuri.