UBT News

Tina Turner shiti katalogun muzikor për 50 milionë dollarë

Tina Turner ia ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor kompanisë “BMG”. Këngëtarja legjendare shiti punën e saj artistike, megjithatë nga kompania nuk dhanë shifra rreth kësaj marrëveshjeje. Por ekspertët e industrisë besojnë se marrëveshja arrin mbi 50 milionë dollarë.

Këngëtarja beson fuqishëm se krijimtaria e saj artistike është në duar të sigurta. Në një deklaratë për media, këngëtarja 81-vjeçare tha: “Si për çdo artist, mbrojtja e veprave të mia jetësore dhe trashëgimisë sime muzikore, është diçka personale. Kam besim se me kompaninë ‘BMG’ dhe studion incizuese ‘Warner Music’, puna ime është në duar profesionale dhe të besueshme”.

E nga kompania u zotuan se do të kujdesen me shumë përkushtim për krijimtarinë e saj artistike.

“Rrugëtimi i saj në muzikë ka frymëzuar qindra miliona njerëz rreth botës dhe audienca e saj dita-ditës po rritet. Ne jemi të nderuar që po e marrin përsipër punën e menaxhimit të interesave muzikore dhe komerciale të Tina Turnerit. Është një përgjegjësi të cilën e marrim shumë seriozisht dhe do ta kryejmë me shumë përkushtim dhe kujdes. Ajo është me të vërtetë më e mira”, deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisës, Hartwig Masuch.

81-vjeçarja është një nga yjet më të njohur dhe më të dashur në historinë e muzikës pop. Anna Mae Bullock, u bashkua me grupin e Ike Turner kur ishte vetëm 18-vjeçare. Ata u bënë të njohur me disa hite sikurse “A Fool in Love”, “River Deep”, “Mountain High” dhe “Nutbush City Limits”./UBTNews

Exit mobile version