UBT News

Timbaland krahason albumin e ri të The Weeknd me “Thriller-in” e Michael Jackson

The Weeknd është në nivelin e yllit Michael Jackson, sipas Timbaland. Të premten, ylli kanadez lansoi albumin e tij të pestë “Dawn FM” dhe Timbaland po thur lavde. Përmes rrjeteve sociale, super-producenti krahasoi albumin 16 këngësh të këngëtarit The Weeknd me albumin ikonik “Thriller” të mbretit të popit, Michael Jackson.

Producenti i suksesshëm në skenën muzikore tha: “Ky album është më ndryshe. Ky incizim hyn në kategorinë e albumit ikonik të Michael Jacksonit, ‘Thriller’. Më besoni kur ua them këtë gjë. Dhe mënyra si e ka lansuar atë, është mjaft e veçantë. Urime The Weeknd. Është një album i mrekullueshëm”.

Timbaland nuk është i vetmi që iu gëzua suksesit të The Weeknd. Edhe Rolling Stones e përgëzoi këngëtarin për albumin, duke e nderuar atë me katër nga pesë yje. E Variety thotë se “ky është albumi më i mirë i tij”./UBTNews

Exit mobile version