TikTok ka hequr nga platforma këngët e yjeve sikurse Taylor Swift, The Weeknd dhe Olivia Rodrigo pas një ‘përplasje’ me kompaninë diskografike, Universal Music Group (UMG). Marrëveshja e tyre e licencimit skadoi të mërkurën dhe nuk mund të arrihet marrëveshje tjetër e re.
Sipas UMG-së, TikTok kërkonte të paguhej një “pjesë” e tarifës që ofrojnë platformat e tjera për qasje në këngët e saj
TikTok e akuzoi Universal Music Group për paraqitjen e një “narrative dhe retorikë të rreme”.
Të gjitha videot e TikTok-ut që përmbajnë muzikë nga kjo platformë do të çaktivizohen dhe videot e reja nuk do të mund të realizohen me ato këngë./UBTNews/