UBT News

Tifozët kërkojnë transferimin e një mesfushori, Klopp: Duhet të jetë lojtari i duhur

Lëndimet e kanë kapluar gjigantin anglez, Liverpool, ku reparti më i prekur është ai i mesfushës.

Së fundmi, skuadra e Jurgen Klopp mbeti edhe pa mesfushorin Thiago, i cili pësoi lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier Ligës kundër Fulhamit.

Po ashtu, në listën e lojtarëve të lënduar bëjnë pjesë edhe mesfushorët, Curtis Jones, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Naby Keita.

Me këto probleme të cilat mund të ndikojnë në garat për tituj, tifozët e Liverpoolit vazhdimisht po kërkojnë për një transferim të ri, për të mbuluar nevojat në repartin e mesfushës.

Tani, këtyre kërkesave iu është përgjigjur trajneri, Jurgen Klopp, i cili në një konferencë për media tha se për ta transferuar një mesfushorë, ai duhet të jetë lojtari i duhur.

“Duhet të jetë lojtari i duhur, dhe jo çfarëdo lojtari. Nëse do ta kishim zgjidhjen e duhur atëherë ne veçse do të kishim transferuar dikë. Ne nuk jemi kokëfortë. Tanimë ne kemi pasur bisedime të shumta dhe nuk duket se diçka do të ndodhë”, tha Klopp.

Mbetet të shihet nëse Liverpooli do t’i rikthehet merkatos verore dhe të gjejë një mesfushorë të ri për skuadrën, ku emri më i përfolur është Matheus Nunes i Sporting Lisbonës.

Exit mobile version