UBT News

Thomas Bangalter i Daft Punk njoftoi se po sjell një album solo dhe zbuloi fytyrën e tij

Thomas Bangalter i Daft Punk njoftoi se po publikon një album solo dhe tregoi fytyrën e tij – disi.

Dyshja elektronike franceze, që u ndanë në vitin 2021, mbanin helmeta të ngjashme sa herë që performonin. Rrallë janë fotografuar pa to.

Albumi i Bangalter, i quajtur “Mythologies”, do të jetë orkestral. Fotoja që ai ka publikuar në Instagram së bashku me lajmin është një ilustrim realist i profilit me titullin, “Portreti i Thomas Bangalter pour son nouveau disque Mythologies”.

Albumi do të publikohet më 7 prill./UBTNews/

Exit mobile version