UBT News

Thiago Silva i jep lamtumirën skuadrës së Chelsea

Thiago Silva do të largohet nga Chelsea këtë verë pas katër vitesh. Braziliani u bashkua me anglezët si transferim i lirë në gusht të vitit 2020 dhe ka bërë 151 paraqitje me fanellën blu, duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.

Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha këtu me qëllimin që të qëndroj vetëm për një vit dhe përfundova në katër vjet. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen time. Djemtë e mi luajnë për Chelsean kështu që është një burim krenarie e madhe të jesh pjesë e kësaj familje. Shpresoj që ata të mund të vazhdojnë karrierën e tyre këtu në këtë klub fitimtar ku shumë lojtarë dëshirojnë të jenë pjesë.” –  u shpreh Silva në një mesazh emocionues për tifozët.

Në anën tjetër, ai nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë të jetë sërish pjesë e Chelseat në ndonjë rol tjetër.

Unë mendoj se në gjithçka që kam bërë këtu gjatë katër viteve, kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq, çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Kjo nuk do të thotë se ky është një fund përfundimtar. Shpresoj që pasi të largohem. dera hapet që në një të ardhme të afërt të mund të rikthehem, edhe pse në një rol tjetër këtu, por…është një dashuri e papërshkrueshme”, – shtoi ndër tjerash ai.

Lamtumirat janë për ata që ikin dhe nuk kthehen më. Kam ndërmend të kthehem një ditë” – përfundoi Silva.

Exit mobile version