Thëniet e bukura, plot forcë e mençuri, nuk harrohen kurrë, ato ruhen në kujtesën e shekujve dhe kalojnë nga brezi në brez. Aforizmat janë si bletët, kanë edhe mjaltin e artë edhe thumbin e helmtë.
Sot kemi sjellë një koleksion me thënie mbi atë që “kocka s’ka po kocka thyen”, pra për forcën e fjalës.
Herë-herë, të kundërshtosh, do të thotë të trokasësh në derë për të marrë vesh a ka njeri në shtëpi.
Varfëria e ligjërimit është, si rregull, tipar i jashtëm i varfërisë së shpirtit.
Heshtja është nje argument që pothuajse është e pamundur të hidhet poshtë.
Të flasësh me urtësi është vështirë, por të heshtësh me urtësi është edhe më vështirë.
Kush mendon me urtësi edhe shprehet qartë.
Thellë plagos shpata e mprehtë, por edhe më thellë fjala e helmtë.
Kur nuk ke ç’të thuash, flet gjithmonë keq.
Ligjërimin pa përmbajtje mund ta veshësh lehtë me fjalë.
Fjalët e shumta – sëmundje të moshës.
Sado mirë të flasësh, po të flasësh shumë, në fund të fundit do të fillosh të thuash budadallëqe.
Në qoftë se nuk ke si të mos flasësh për diçka që e kanë thënë të tjetërt më parë, atëherë sëpaku përpiqu ta thuash më mirë se ata.
Fjala e njerëzve herë i zbulon qëllimet e tyre, herë i mbulon.
Njeriu më i zakonshëm, por i mbushur me zjarr, mund të të bindë më mirë se gojëtari më i zoti, por i ftohtë.
Të jesh realist do të thotë të luftosh dhe të fitosh mbi pikëpamjet dhe impulset jo realiste.
Unë pohoj: kush nuk mund t’i flasë së sotmes dhe nuk kuptohet prej të sotmes, ai nuk do të kuptohet mirë as prej të nesërmes dhe të pasnesërmes. Në të tashmen dhe të sotshmen janë rrënjët e qenies tonë.
Nuk ka gjë më të neveritshme se sa të flasësh shumë për veten.
Për të gjithë do të ishte i mirë ai mësues, qoftë madje edhe i rreptë e i egër, me kusht që të bënte edhe evtë siç u mëson të tjerëve.
Gojëtaria e vërtetë nuk ka nevojë për shkencnë e gojëtarisë, ashtu si ndershmëria e vërtetë nuk ka nevojë për shekncën e ndershmërisë.
Në qoftë se ti mendon dy herë dhe flet një herë, atëherë do të flasësh dy herë më mirë.
Oratorët e pandërgjegjshëm përpiqen ta paraqesin të keqen të mirë.
Ose sa më shkurt ose sa më këndshëm.
Fatkeqët flasin një gjuhë, të lumturit një tjetër.
Në mos ditsh të flasësh, mëso të dëgjosh.
Sjelljet e folësit bindin më fort se fjalët e tij.
Atij që mbron të pafajshmin i mjafton gojëtaria.
Ç’është e pahijshme të bëhet, është e pahijshme edhe të flitet.
Është e turpshme të flasësh një gjë e të mendosh tjetër, por akoma më e turpshme është të mendosh një gjë, e të shkruash tjetër.
Të flasësh pa menduar, si të qëllosh pa shënuar.
Është një gjë të flasësh shumë dhe tjetër të flasësh me vend.
Barku i urren fjalët e gjata.
Paraqëlqej arsyen e përmbajtur se sa budadallëkun llafazan.
Nuk mund të ketë art gojëtarie kur oratori nuk e ka zotëruar përsosmërisht objektin për të cilin do të flasë.
Ai që nuk di të heshtë, rrallë di të flasë mirë.
Fjala është forcë e madhe: ajo bind, shndërron, detyron.
Aftësia për të cituar saktësisht është nëj talent shumë më i rrallë nga ç’duket.
Zemërimi i madhërishëm, të madhërishme i do edhe fjalët.
Kujdesi në të zgjedhurit e fjalëve qëndron më lart se gojëtaria.
Fjala më shpejt plagos, se shëron.
Fjala e dalë nga goja nuk kthehet më mbrapsht.
Shigjetat shpojnë trupin, fjalët e liga – shpirtin.
Fjalët tona kanë krahë, por shpesh nuk fluturojnë aty ku duam ne.
Çfarëdo që të thotë falltorët, viti në dhjetor do të mbarojë.
Ndryshimi midis një shpreje të aktë dhe të një pothuajse të saktë është su ndryshimi midis kandilit dhe xixëllonjës.
Uria nuk gënjehet me fjalë.
Nuk ka gjë më të fortë se sa fjala.
Aforzimi duhet të jetë frut i pemës së jetës.
Në fjalët e mira të kursyera.
Nga të gjitha fjalët, më të sakta janë ato që a shpien te faktet në rrugën më të shkurtër.
Ka shumë rëndësi me ç ‘kuptim duhet marrë fjala.
Fjala, në thelb, është fizika eksperimentale e aryses.
Fjalori ëshët gjithësia e renditur sipas rendit alfabetik.
Fjala e urtë është një mendim i madh i shprehur me pak fjalë.
Fjala e mençur nuk kërkon asnjëherë të qeshur të fortë: ajo kënaq mendjen, por nuk e bën kurrë fytyrën të ngërdheshet.
Njerëzit që nuk kanë ç ‘të thontë, nuk vuajnë kurrë për fjalë.
Kush nuk di gjuhët e huaja, nuk ka ide as për të vetën.
Gjuha pa fre – e keqja më e madhe.
Gjuha e mprehtë është e vetmja armë prerëse që sa më shumë përdoret aq më shumë mprehet.
Qartësia e gjuhës është rezultat i qartësisë së mendimit: mendimi i qartë kushtëzon detyrimisht edhe formën e qartë.
Në qoftë thënë mirë, a ka rëndësi se në ç ‘gjuhë?
Njerëzit e krijuan gjuhën për t’u marrë vesh midis tyre dhe jo për të mashtruar njëri-tjetrin.
Gjuha është e vjetër sa edhe ndërgjegja.
Nocionet më të vështira filozofike mund të shprehen me gjuhën e njerëzve të zakonshëm.
Gjuha i është dhënë njeriut për të shprehur mendimet.
Gramatika urdhëron edhe mbretërit.
Përdor më shpesh veshët se gjuhën.
Gjuha të mos e kalojë kurrë mendimin.
Midis ndyrësive më e ndyrë është gjuha e vrerët.
Gjuha është një qytet, në të cilin ka vënë gurin e vet çdo njeri që ka rrojtur në botë.
Biseda e bën edhe macen të flasë.
Në qoftë se duhet zotësi e madhe për t’u shprehur në kohën e duhur, zotësi jo më e vogël duhet edhe për të heshtur kur duhet.
Heshtja mund të jetë akuza më e rëndë.
Ka vetëm një mënyrë për t’u bërë bashkëbisedues i mirë, të dish të dëgjosh.
Biseda është nëj ndërtesë që ngrihet me përpjekje të përbashkëta.
Heshtja në dashuri ka më rëndësi se fjalët.
Një orë bisedë është më e mirë se pesëdhjetë letra.
Llafazanët janë njerëzit më të përmbajtur, ata flasin shumë, për të mos thënë asgjë.
Fjalët shumë të bukura të zgjojnë mosbesim.
Asnjë bashkëbisedues nuk do të rrinte t’ju dëgjonte, po të mos e dinte se pastaj vjen rradha e tij për të folur.
Heshtja është një nga argumentat më të vështirë për t’u hedhur poshtë.
Biseda është art, në të cilin kundërshtar i njeriut del tërë njerëzimi.
Pyetja e paturpshme shkakton një përgjgije të drojtur.
Të diskutojnë dinë shumë njerëz, por thjesht të bisedojnë, pak.