Ylli The Weeknd ndërpreu koncertin e tij papritur në Los Angeles të shtunën mbrëma, për shkak të problemeve vokale. Ai ishte duke performuar hitin e tij “Can’t Feel My Face” kur doli nga skena, raporton Los Angeles Times.
Ai më pas u kthye në skenë për të kërkuar falje për problemet e tij vokale dhe i premtoi audiencës rimbursim të biletave, sipas një videoje të shpërndarë në Twitter nga një pjesëmarrës në koncert.
Data e ardhshme e planifikuar për turneun “After Hours Til Dawn” është 22 shtatori në Toronto. Turneu më parë ishte shtyrë dy herë për shkak të pandemisë./UBTNews/