Gjashtë vjet pas lansimit të hitit “I Can’t Feel My Face”, The Weeknd i ka publikuar edhe një klip kësaj kënge.
Klipi i ri, që u lansua të enjten në YouTube, ishte një përsëritje e klipit të mëhershëm, por me disa ndryshime.
Këngëtari ndua videon në platformat e tij sociale, duke shtuar se publikimi i këtij klipi ishte për nder të 6-vjetorit të lansimit të albumit “Beauty Behind the Madness”, albumi i dytë i tij.
Kur u lansua në vitin 2015, kënga ishte numër 1 në toplistën “Billboard Hot 100” në gusht të atij viti, dhe qëndroi për 41 javë në listë./UBTNews