UBT News

The Rock ia realizoi ëndrrën këngëtares Adele në Grammy!

Yllit Adele iu realizua ëndrra e kahershme për ta takuar aktorin Dwayne “The Rock” Johnson, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së çmimeve Grammy.

Momenti epik u orkestrua nga prezantuesi i ceremonisë Grammy, Trevor Noah, i cili nisi shfaqjen e së dielës duke iu afruar tryezës së Adelës gjatë monologut të tij në hapje të ceremonisë dhe duke zbuluar disa fakte më pak të njohura për këngëtaren britanike.

“Kjo është një nga gjërat më të çuditshme që kam zbuluar: Personi që Adele ka dashur gjithmonë ta takojë, por kurrë nuk e ka takuar, është Dwayne Johnson”, tha ai para audiencës.

“E kuptova se edhe ai është një fans i juaji”, shtoi Noah, dhe pastaj Rock iu afrua këngëtares dhe e përqafoi.

“Adele takohet me The Rock, The Rock takohet me Adele! Për herë të parë ndonjëherë!”, tha Noah.

Në dhjetor të vitit 2021, Adele pati deklaruar se do të qante nëse do ta takonte aktorin amerikan, të cilin e përshkroi si një njeri të mahnitshëm./UBTNews/

Exit mobile version