UBT News

Tërmet i fortë godet Turqinë lindore

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot pjesën lindore të Turqisë, duke shkaktuar panik tek banorët e provincës Malatya.

Sipas raportimeve të para nga mediat turke, magnituda e tërmetit fillimisht u vlerësua në 5.6 gradë të shkallës Rihter, por më vonë autoritetet e rishikuan atë në 5.8 gradë.

Autoriteti turk për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se epiqendra e tërmetit ndodhej në distriktin Batalgazi të provincës Malatya.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej vetëm shtatë kilometrash, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin shumë fuqishëm në zonë dhe të shkaktonin frikë tek qytetarët.

Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipet emergjente po monitorojnë situatën në terren.

Exit mobile version