UBT News

Tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Të premten në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për çiftet e gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.

Kupa e Kosovës tani është në një fazë të nxehtë ku kanë mbetur vetëm katër skuadra: Ballkani, Drita, Prishtina dhe Suhareka. Por tashmë janë mësuar çiftet e gjysmëfinaleve të cilat do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Në ndeshjen e parë do të luhet derbi lokal mes Suharekës dhe Ballkanit. Kurse në ndeshjen e dytë do të jetë një përballje e zjarrtë, ku do të ndeshen dy rivalë të fortë si Drita dhe Prishtina.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 prill, ndërsa ato kthyese më 17 prill./UBTNews/

Exit mobile version