UBT News

Teoria që fshihet pas filmit të animuar “Në kërkim të Nemos”

Në podkastin “Just the nobodies”, prezantuesit u shprehën se mendojnë që personazhi i Nemos në fakt nuk ka ekzistuar në të vërtetë. Sipas tyre, Marlin, babai i Nemos, thjesht e imagjinon ekzistencën e të birit si një mënyrë për të përballuar humbjen e gruas dhe fëmijëve të tyre.

Duket si qesharake, por ata mendojnë se teoria është e bazuar. Fjala “nemo” në latinisht do të thotë “askush”, shpjeguan ata. “Kështu që Disney po i tregon audiencës se kemi një film që titullohet ‘Në kërkim të Nemos’, por në fakt është ‘Në kërkim të askujt’, pasi Nemo nuk ekziston.”

Sipas tyre, tani ka kuptim pse Marlin shoqërohet me Dory-n, e cila vuan nga humbja e kujtesës. “Kjo është arsyeja pse Dory është një shoqe e mirë për Marlin: sepse ajo ka kujtesë afatshkurtër dhe nuk mund të kujtojë se Nemo nuk ekziston.”

Fill pas kësaj, disa njerëz në TikTok duket se e përqafuan teorinë. Sipas tyre, “peshqit-klloun vrasin njëri-tjetrin. Pra, sipas teorisë, Marlin vrau djalin dhe nënën dhe e shpreh hidhërimin duke imagjinuar.

Të tjerë njerëz thjesht nuk pajtohen me teorinë e errët. Fakti që Nemo ndërvepron me personazhe të tjerë, e bën teorinë të pakuptimtë.

Exit mobile version