Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë arrestuar sot shtetasin E. A., 22-vjeç, banues në Francë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij gjetën në një çantë të fshehur një sasi lënde narkotike kanabis në formën e cigareve.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve Kukës sekuestruan sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.