Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lushnjë, gjatë tentativës për vjedhje në një kompani ndërtimi.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar dy shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje.
Policia ka arrestuar me këtë rast vëllezërit G. C., 54-vjeç dhe J. C., 40-vjeç, banues në Lushnjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.