UBT News

Tensione te Milani: Përplasje mes Ibrahimović dhe Conceição

Trajneri i Milanit Sergio Conceição është tashmë nën vëzhgimin e Milanit për rezultate të paqëndrueshme dhe disa pretendime që kanë irrituar Zlatan Ibrahimović.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, këshilltari i Milanit dhe “Red Bird”, Ibrahimovic nuk janë plotësisht të kënaqur me trajnerin e ri Conceiçao, i cili zëvendësoi Paulo Fonsecan në dhjetor të vitit 2024.

Conceiçao ka një mesatare më të mirë pikësh për lojë se paraardhësi i tij (1,83 kundër 1,58), por kuqezinjtë mbeten shtatë pikë poshtë katër të parëve në renditjen e Serie-A me një lojë më pak dhe humbën në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League kundër Feyenoord të mërkurën.

Sipas “CDS” Ibrahimovic dukej i pakënaqur në tribunë kur pa Conceiçao të zëvendësonte Santiago Gimenez dhe Rafael Leao me Francesco Camarda dhe Tammy Abraham në minutat e fundit të lojës në Roterdam.

Ish-sulmuesi, i cili shërben si këshilltar i Red Bird, tha para ndeshjes se Conceiçao “kishte dy ekipe” në dispozicion pasi mirëpriti pesë nënshkrimet e janarit. Trajneri u përgjigj: “Në të vërtetë janë më shumë se dy, pasi kemi shumë në sektorin e të rinjve”, por sipas “CorSport”, Ibras nuk i ka pëlqyer komenti i tij.

Conceiçao mori detyrën e trajnerit të Milanit më 30 dhjetor 2024. Nën drejtimin e tij, Milani siguroi titullin e Superkupës së Italisë dhe luajti gjashtë ndeshje në Serinë A, duke arritur tre fitore, dy barazime dhe një humbje, me 11 pikë në total.

Conceiçao nënshkroi një kontratë deri në qershor 2026, por klubi mund të vendosë në mënyrë autonome të ndërpresë marrëveshjen në fund të sezonit. Kualifikimi në Champions League 2025-26 shihet si një kërkesë e detyrueshme për të mbajtur portugezin përtej verës.

Exit mobile version