Shumë të famshëm zgjodhën 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Ndër ta:
Ozzy & Sharon Osbourne, 1982
Ozzy dhe Sharon Osbourne kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 1982 në Maui, Hawaii.
Ata u takuan në vitin 1971, kur Sharon po punonte si recepsioniste për babain e saj, yllin e muzikës, Don Arden, i cili sapo kishte themeluar një grup i quajtur Black Sabbath.
“Ishte një grua me klas dhe e mençur. Unë vija nga një rreth tjetër, jo edhe aq i pasur as i edukuar, mendoja se ajo ishte një grua impresionuese. Pastaj u dashurova në të”, deklaroi ai.
David dhe Victoria Beckham, 1999
David dhe Victoria Beckham u martuan në Kështjellën Luttrellstown në Irlandë. Dasma e tyre ishte mjaft e veçantë.
Sara Ramirez dhe Ryan Debolt, 2012
Pasi u fejuan në Paris një vit më parë, aktorja e “Grey’s Anatomy”, dhe i dashuri i saj i thanë “PO” njëri-tjetrit më 4 korrik në New York.
“Teksa po rritesha mendoja se do të isha njëra nga ato gratë që s’do të martohesha kurrë. Lidhja jonë qysh moti kishte filluar”, deklaroi Ramirez.
Tina Turner dhe Erwin Bach, 2013
Tina Turner dhe Erwin Bach kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Zvicër, në vitin 2013. Ata ishin bashkë për 27 vjet.
Pas shërbimit civil, ata gjithashtu kishin plane për një ceremoni budiste përgjatë brigjeve të liqenit të Cyrihut.
Kjo është martesa e dytë për këngëtaren e “Proud Mary”, e cila u martua me famëkeqin Ike Turner nga viti 1962 deri në vitin 1976./UBTNews