Tre të dyshuar do të dalin në gjyq të mërkurën mbi katër vjet qëkur u qëllua për vdekje ylli i repit, XXXTentacion, gjatë një grabitjeje jashtë një dyqani motoçikletash në Florida të Jugut.
I dyshuari për të shtënat, Michael Boatwright, 28 vjeç, dhe b ashkëpunëtorët e tij të akuzuar, Dedrick Williams, 26 vjeç dhe Trayvon Newsome, 24 vjeç, mund të dënohen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë për vrasje të shkallës së parë. Ata akuzohen edhe për grabitje me armë. Ata janë deklaruar të pafajshëm.
Një i dyshuar i katërt, Robert Allen, 26 vjeç, u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë vitin e kaluar dhe pritet të dëshmojë kundër tre të tjerëve.
Gjyqi pritet të zgjasë deri në muajin mars. Në seancat paraprake, avokatët e të pandehurve kanë sugjeruar se kishte të tjerë që kishin motive financiare dhe personale për vrasjen e reperit, përfshirë edhe anëtarë të familjes së tij dhe reperë të tjerë./UBTNews/