Reperja e njohur e skenës shqiptare, Tayna, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Qe qe” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e kishte paralajmëruar që një kohë përmes rrjeteve sociale.
Projekti vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale dhe i është kushtuar një kujdes i madh nga ana e artistes shqiptare.
Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet këngëtarja në bashkëpunim me Mumën, teksa për muzikën dhe producimin është përkujdesur producenti Cricket.
Ky i fundit po ashtu e ka realizuar miksmin e këngës, derisa për videon e veçantë është kujdesur ‘Sekuencë”.
Në klipin e ri, Doruntina Shala (emri i vërtetë) vjen me një paraqitje të mahnitshme duke befasuar me stilin dhe guximin e saj.
23 vjeçarja shfaqet në formë të mrekullueshme dhe unike në secilën paraqitje të klipit.
Që nga nisja e këngës në gjuhën spanjolle e deri te shfaqja e saj si meksikane, Tayna ka rrëmbyer gjithë vëmendjen.
Kënga tashmë është e disponueshme në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga admiruesit e muzikës së saj.