“Magdalena”, një ndër këngët më të pëlqyera të momentit padyshim që është superhiti mes rep-artistes Tayna dhe kantautorit Flori Mumajesi.
Ky projekt i përbashkët i tyre që u publikua para një jave arriti mbi 2 milionë klikime. E këtij suksesi i gëzohen artistët.
Tayna përmes një storie në Instagram i është drejtuar Flori Mumajesit me disa fjalë të mëdha duke e falënderuar për bashkëpunimin.

“Flori Mumajesi gjithmonë kënaqësi të punosh me një artist si puna jote e pastaj normal rezultati dihet 2,3 milionë and of course dhe best Cricket Music”, ka shkruar ajo./UBTNews