Ylli Taylor Swift zyrtarisht theu internetin të premten. Jo vetëm se solli ripërpunimin e albumit të vitit 2012 “Red” – këtë herë i quajtur “Red (Taylor’s Version), por ajo solli edhe një film të shkurtër.
Filmi titullohet “All Too Well”, sikurse një këngë e albumit të saj. Për vite të tëra, fansat besuan se kënga rrëfen ndarjen me aktorin Jake Gyllenhaal, në vitin 2010. Tani pas publikimit të këtij filmi 15-minutësh, spekulimet janë rritur edhe më shumë për “Swifties”, fansat e saj. Videoja grumbulloi 13 milionë shikues në më pak se 24 orë.
Swift asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht se kënga është dedikim për të./UBTNews
https://ubtnews.com/taylor-swift-riperpunon-albumin-red-taylors-version/