UBT News

Taylor Swift ripërpunon albumin “Red”

Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/Shutterstock (10481442fs) Taylor Swift 47th Annual American Music Awards, Show, Microsoft Theater, Los Angeles, USA - 24 Nov 2019

Është zyrtare, Taylor Swift hapi kasafortën!

Të premten, këngëtarja publikoi albumin “Red (Taylor’s Version)”, një ripërpunim i albumit të vitit 2012, “Red”.

Derisa albumi origjinal ka 16 këngë, ky album ka 30 këngë, përfshirë bashkëpunime me Phoebe Bridgers, Gary Lightbody, Ed Sheeran dhe Chris Stapleton. Ka edhe disa këngë të papublikuara më parë.

“Red (Taylor’s Version)” është i dyti projekt që e ripërpunoi. Në prill të këtij viti, ajo kryesoi tabelën e Billboard 200 me “Fearless (Taylor’s Version)”, që ishte ripërpunimi i albumit të saj të dytë të vitit 2008, “Fearless”./UBTNews

Exit mobile version