UBT News

Taylor Swift rikthen albumin më të madh të saj

Të premten, Taylor Swift lansoi një version të albumit “1989”, albumi më i madh i shitur në karrierën e saj, dhe ai i cili e shndërroi në yll të popit.

Albumi i cili përfshin këngët “Shake It Off”, “Blank Space” dhe “Style” u shkrua gjatë turneut Red të viteve 2013-14. Ky album që mori çmimin Grammy si albumi i vitit, kaloi 325 javë në toplistat britanike. Por tashmë ajo ka riregjistruar këtë album në kuadër të fushatës për të rikthyer kontrollin e punës së saj, pasi një kompani investuese bleu këngët origjinale në vitin 2019.

Këngëtarja e ka promovuar vazhdimisht atë album në rrjete sociale këtë javë duke ndarë një imazh të teksteve të shkruara me dorë./UBTNews/

 

Exit mobile version