UBT News

Taylor Swift me album të ri

Ylli Taylor Swift njoftoi për albumin e ri ndërsa ajo pranoi çmimin kryesor në MTV Video Music Awards, të dielën.

Këngëtarja fitoi disa çmime në këtë event, përfshirë edhe çmimin për videon më të mirë me “All Too Well” (Version 10-minutësh).

Swift tha se ishte shumë e nderuar që fitoi çmimin dhe iu tregoi fansave se albumi i saj i ardhshëm, “Midnights”, do të lansohet më 21 tetor.

Në mesin e fituesve ishin edhe Billie Eilish dhe Harry Styles./UBTNews/

Exit mobile version