Taylor Swift ka publikuar së fundmi një ri-regjistrim “Taylor’s Version” të këngëve “Eyes Open”, “Safe & Sound” dhe “If This Was a Movie”.
Swift publikoi “Eyes Open” dhe “Safe and Sound” për kolonën zanore të Hunger Games në vitet 2011 dhe 2012. Ndërkohë “All the Girls You Loved Before” është një këngë e papublikuar që u konsiderua për albumin e saj të shtatë në studio Lover. Kënga u zbulua muajin e kaluar dhe u bë virale në TikTok, duke bërë që fansat të luten për publikimin e saj. Në nëntor 2020, artistja u lejua ligjërisht të riregjistronte pesë albumet e saj të para, të cilat Scooter Braun i fitoi pronësinë pas marrëveshjes së tij prej 330 milionë dollarësh me Big Machine Label Group.
Që nga largimi , ajo nënshkroi me Republic Records dhe Universal Music Group një marrëveshje për të zotëruar të drejtat për muzikën e saj në vazhdim. Në 2019, Swift publikoi Lover, e ndjekur nga dy albumet e saj pandemike, Folklor dhe Evermore, në 2020. Më pas, në 2021, publikoi “Versioni Taylor” për Fearless dhe Red. Taylor lancoi gjithashtu albumin e saj të 10-të në studio Midnights dhe njoftoi se do të shkonte në një turne Eras, i cili fillon të premten në Glendale, Arizona. Të hënën, kryebashkiaku i Glendale Jerry P. Weiers ndryshoi emrin e qytetit në “Swift city” për nder të mbërritjes së saj dhe do ta ndryshojë përsëri pas shfaqjeve të saj të njëpasnjëshme./Lapsi.al