Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift i ka dhuruar 23,000 paund një studenteje me qendër në Londër që po përpiqet të mbledhë fondet për të ndjekur një kurs matematike në Universitetin e Warwick.
Faqja e mbledhjes së fondeve e Vitoria Mario tregon se si ajo ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për katër vjet pas lëvizjes nga Portugalia. Por ajo nuk ka të drejtë për hua apo grante për mirëmbajtje.
Vitoria tha: “Unë shqetësohesha shumë për paratë, çfarë duhet të bëj dhe nëse duhet të kërkoj punë. Ajo ma bëri ëndrrën realitet.”
Viktorja kishte mbledhur gati gjysmën e shifrës që i duhej, prej 40,00 paundësh. Por pjesën tjetër ia plotësoi këngëtarja.
“Vitoria, unë e pashë historinë tënde në internet dhe jam frymëzuar aq shumë nga përkushtimi yt për t’i bërë ëndrrat realitet. Unë dua të të dhuroj pjesën tjetër të shumës. Paç fat të mirë në çdo gjë që bën. Me dashuri, Taylor!”, i tha këngëtarja-Vitorias./dritare.net