UBT News

Taylor Swift dhe Adele me bashkëpunim

Po qarkullojnë thashethemet se Taylor Swift dhe Adele kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Fansat kanë publikuar një fotografi e cila dëshmon se artistet janë regjistruar në Shoqërinë e Autorëve dhe Kompozitorëve të Skenës Evropiane për një këngë, e cila titullohet “Broken Hearts”.

Derisa Swift ka lansuar këngët “Folklore” dhe “Evermore”, dy befasi të vitit 2020, nga Adele nuk ka ndonjë informacion për këngët e reja. Ajo nuk ka lansuar ndonjë album që nga viti 2015, kur publikoi albumin “25”, dhe fansat janë të shqetësuar./UBTNews

Exit mobile version