Një mini revolucion proteste ka nisur në rrjet kundër deklaratave diskriminuese të Erion Velisë kundër konviktorëve që ai i ka diferencuar nga qytetarët e zakonshëm të cilët reagojnë për çështjet qytetare.
Kjo valë zemërimi është shtuar edhe më shumë nga aksioni i organizatës “Lëvizja për Universitetin” që prej dy ditësh ka mbushur muret e Tiranës me slogane kundër kryebashkiakut, i cili ditëve të fundit për shkak të çështjes së inceneratorëve dhe daljes së audiopergjimit, e ka “humbur” qetësinë./lapsi.al