Orkestra Simfonike Kombëtare (NSO) anuloi një shfaqje të sopranos ruse, Anna Yuryevna Netrebko, që u planifikua të mbahej më 5 mars pas polemikave mbi lidhjet e saj me presidentin rus, Vladimir Putin, raportuan mediat e huaja.
Planet rreth performancës së saj ngjallën reagime. Kundërshtarët thonë se një soprano ruse nuk duhet të vizitojë Tajvanin në këtë kohë.
Ministria e Kulturës lëshoi një deklaratë duke thënë se edhe pse respekton pavarësinë dhe profesionalizmin e NSO-së, nuk mund të ketë asnjë dyshim për qëndrimin e Tajvanit për luftën në Ukrainë./UBTNews/