UBT News

Synohet promovim i Kosovës përmes kulturës, turizmit dhe ekonomisë në Bullgari

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje të Bullgarisë, u organizua një takim i frytshëm me plot ide për bashkëpunim në fushën e promovimit të Kosovës përmes kulturës, turizmit dhe ekonomisë.

Ambasadori Delfin Pllana, Drejtori i Dhomës së Tregtisë e Industrisë, Skender Krasniqi, përfaqësuesit e Asociacionit të Turizmit e pjesëmarrës të tjerë u zotuan për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me qëllim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes dhe përparimit dhe zhvillimit të përbashkët në disa fusha.

Me këtë rast u mbajtën aktivitete kulturore e artistike.

Exit mobile version