Supermodelja Heidi Klum ka bashkuar forcat me legjendën e hip-hop-it, Snoop Dogg duke publikuar një këngë “Chai Tea with Heidi”.
Kënga e prodhuar nga Weddingcake dhe e publikuar të premten, shënon kthimin e Klum në botën e muzikës 16 vjet pasi ajo publikoi hitin e saj të vitit 2006, “Wonderland”.
Sipas Klum, Snoop Dogg ishte zgjedhja e saj e parë për një bashkëpunëtor të mundshëm. Në tetor të vitit të kaluar, Klum la të kuptohej se ata po bënin muzikë kur ajo ndau një foto të dyshes në një studio regjistrimi për të shënuar ditëlindjen e Snoop.
Ajo dha disa detaje rreth bashkëpunimit me reperin për gazetën britanike, The Sun.
“Kontaktova me të për idenë dhe për habinë dhe kënaqësinë time, ai më ftoi të shkojë në studion e tij. Më pëlqen një këngë që i bën njerëzit të duan të kërcejnë dhe të argëtohen… dhe Snoop më ndihmoi ta realizojë këtë”.
Disa nga sekuencat e videoklipit:
Këngën mund ta gjeni në Spotify./UBTNews/