Sot nis xhiroja e dytë e Albi Mall Superligës së Kosovës, e cila këtë fundjavë do të sjellë vetëm katër ndeshje, për shkak të shtyrjes së sfidës derbi mes Prishtinës dhe Dritës për një datë tjetër.
Java e re e kampionatit hapet me përballjen mes Malishevës dhe Drenicës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” duke filluar nga ora 16:30.
Malisheva hyn në këtë takim me moral të lartë pas fitores bindëse 1-6 në udhëtim ndaj Vushtrrisë dhe kërkon të vazhdojë me të njëjtin ritëm për të konfirmuar formën e mirë në këtë start sezoni. Në krahun tjetër, Drenica prihët nga barazimi në ndeshjen e parë ndaj Dukagjinit dhe synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv në një transferta të vështirë.
Sipas kalendarit të kësaj xhiroje, dy ndeshje të tjera do të luhen të shtunën (22 gusht), ndërsa përballja e fundit për të kompletuar javën do të zhvillohet të dielën. /E.A/
