UBT News

Sunak: Zelenskyt duhet t’i lejohet të mbajë fjalim në “Eurovision”

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky do të duhet t’i lejohet të mbajë fjalim në finalen e “Eurovisionit” të shtunën mbrëma, pavarësisht vendimit nga organizatorët.

Ai tha se është i zhgënjyer nga vendimi i Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Nga EBU-ja thanë se fjalimi i Zelensky-t në këtë ngjarje do të ishte shumë politik. Megjithatë Zelensky tha se fjalimi i tij nuk do ishte politik meqë Ukraina po lufton për vlerat dhe liritë “themelore”.

Këtë vit Britania e Madhe është nikoqire e “Eurovisionit” për shkak se Ukraina, e cila fitoi edicionin e vitit të kaluar, nuk mund të jetë nikoqire e ngjarjes për shkaqe sigurie për shkak të luftës në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version