UBT News

Studimi i studentit të UBT-së publikohet në revistën ndërkombëtare të indeksuar në Scopus

Studenti i programit master Shkencat Ushqimore dhe Bioteknologji në UBT, Jasin Kadrija, ka shënuar një sukses të rëndësishëm akademik, pasi rezultatet e studimit të tij shkencor mbi pijen tradicionale të fermentuar boza janë publikuar në revistën ndërkombëtare Food. Science. Technology. Quality, me seli në Poloni dhe të indeksuar në bazën prestigjioze Scopus.

Punimi është realizuar në kuadër të temës së masterit, nën mentorimin e stafit akademik të UBT-së, duke trajtuar karakteristikat dhe potencialin e kësaj pijeje tradicionale përmes metodave bashkëkohore të kërkimit shkencor.

Ky publikim paraqet një tjetër dëshmi të cilësisë së studimeve pasuniversitare në UBT dhe të përkushtimit të institucionit për ta integruar kërkimin shkencor në procesin mësimor. Përmes angazhimit në projekte kërkimore dhe publikimeve në revista të njohura ndërkombëtare, studentët e UBT-së kanë mundësinë të kontribuojnë në avancimin e dijes dhe të bëhen pjesë e komunitetit shkencor global.

Publikimi në një revistë të indeksuar në Scopus konfirmon standardet e larta akademike të punimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet studentëve dhe profesorëve në zhvillimin e kërkimit shkencor.

Exit mobile version