Studimet master në UBT ju mundësojnë të kualifikoheni për një karrierë të suksesshme dhe të aftësoheni profesionalisht në punën tuaj të përditshme, duke u bërë pjesë e një ekosistemi arsimor modern dhe gjithëpërfshirës.
UBT ka marrë akreditimin për programin Shkenca Politike në nivelin master, duke ofruar një kurrikulë bashkëkohore të ndërtuar mbi standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Ky program është i konceptuar për të ndihmuar studentët të kuptojnë më thellë sistemet politike, proceset vendimmarrëse, marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe zhvillimet globale që ndikojnë në demokraci, qeverisje dhe shoqëri.
Përmes këtij programi, studentët fitojnë:
- Njohuri teorike të avancuara mbi politikat publike, qeverisjen, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sistemet politike.
- Aftësi praktike për analizimin e proceseve politike, hartimin e politikave dhe zbatimin e tyre në nivel lokal e global.
- Mundësi për t’u përfshirë në projekte kërkimore, debate akademike dhe simulime të institucioneve politike ndërkombëtare.
- Mentorim nga profesorë, ekspertë dhe praktikues me përvojë në fushën e shkencave politike.
Shkencat Politike në UBT shquhen për qasjen unike ndërdisiplinore, duke i lidhur studimet politike me fusha të tjera si ekonomia, drejtësia, diplomacia, siguria dhe teknologjia. Kjo u jep studentëve një perspektivë të gjerë dhe aftësi të fuqishme për të kuptuar e ndikuar në zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe botë.
Ky program hap horizonte të reja karriere për studentët në institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare, media, diplomaci, institute kërkimore dhe sektorin privat.