UBT News

Studim: Tymi nga zjarret shkaktar për mbi 33.00 vdekje çdo vit

Të paktën 33,500 vdekje në vit në të gjithë botën mund i atribuohen ndotjes së ajrit nga zjarret në pyje, sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar.

Studimi vlerëson se edhe ekspozimi afatshkurtër i njerëzve ndaj grimcave të vogla që hyjnë në mushkëri  dhe në gjak rrisin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e mushkërive , kardiovaskulare dhe shkaqe të tjera.

Grimcat nga zjarret pyjore janë zakonisht më të vogla dhe më toksike se ato nga zjarret urbane.

Studiuesit, të udhëhequr nga Yuming Guo i Shkollës së Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Parandaluese  në Universitetin Melbourne të Australisë, e botuan letrën në revistën mjekësore The Lancet Planetary Health.

Të dhënat e analizuara për 65.5 milionë vdekje në 749 qytete në 43 vende. 0.55% e vdekjeve kardiovaskulare dhe 0.64% të vdekjeve të lidhura me sëmundjet e mushkërive, mund të lidhen me ndikimin e drejtpërdrejtë të mikro -grimcave nga zjarret.

Në krahasim, vdekjet që lidhen me valët e nxehtësisë vlerësohet se përbëjnë 0.91% të gjitha vdekjeve në të gjithë botën.

Guatemala ka përqindjen më të madh të vdekjeve vjetore që lidhen me ndotjen e ajrit nga zjarret (3.04%), e ndjekur nga Tajlanda (2.32%), Paraguaj (2.09%), Meksikë (1, 72%) dhe Peru (1,61%). Në Greqi përqindja përkatëse u vlerësua në 0.33%, ashtu si në Kanada, ndërsa në SHBA në 0.26%dhe në Britani vetëm 0.09%.

“Ndotja e tymit nga zjarret mund të përhapet deri në 1.000 km dhe rreziku i zjarreve parashikohet të rritet me përkeqësimin e ndryshimeve klimatike, tha Guo. Ai vlerësoi se fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekur nga efektet e zjarreve në shëndet.

Exit mobile version