Studentja e programit Master në UBT, Dorentina Zogu, njëkohësisht profesioniste shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Pediatri, mori pjesë në Kongresin e Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, i cili u mbajt për herë të parë në Kosovë më 25–27 shtator 2025.
Në këtë ngjarje shkencore, Dorentina pati rastin të prezantojë hulumtimin e saj me temë: “Standardizing Medical Procedures to Enhance the Quality of Student Clinical Practice in Kosovo”.
Qëllimi i hulumtimit ishte të theksonte rëndësinë e standardizimit të procedurave mjekësore si bazë për zhvillimin e një praktike klinike më cilësore për studentët e mjekësisë në Kosovë, duke u harmonizuar me standardet ndërkombëtare.
Pikat kryesore të gjetjeve ishin:
- Standardizimi rrit cilësinë e edukimit klinik;
- Përmirëson sigurinë e pacientëve;
- Forcon përgatitjen profesionale të mjekëve të ardhshëm.
Kongresi mblodhi mbi 300 prezantime shkencore dhe 235 ligjërues, prej të cilëve 70 ndërkombëtarë, duke e shndërruar Kosovën për tri ditë rresht në qendër të dijes dhe inovacionit kirurgjik.
Ky hulumtim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të edukimit mjekësor dhe sistemit shëndetësor në vend, duke dëshmuar njëkohësisht rolin e UBT-së në fuqizimin e shkencës dhe të profesionistëve të rinj shëndetësorë.