Më të mirët janë në UBT dhe Auron Deva është një prej tyre që Kosovës i sjellë çmimin kryesor “Grand Prix”.
Studenti i Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhment në UBT, Auron Deva, suksesshëm ka triumfuar në festivalin ndërkombëtar të muzikës për të rinj, “MUSICLAND”, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke fituar çmimin kryesor “Grand Prix”.
Në mesin e nëntë shteteve, Kosova është renditur në vendin e parë, falë performancës së studentit të Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhment në UBT, Auron Deva, kështu duke u bërë artisti i parë në histori nga Kosova që e fiton këtë çmim në këtë festival.
Juria ndërkombëtare është përbërë nga shtetet si: Malta, Rumania, Turqia, Anglia dhe Kosova, të cilët vlerësuan lartë Auronin dhe performancën e tij në edicionin e 21-të të festivalit ndërkombëtar për të rinj, “MUSICLAND”, në Maqedoni të Veriut.
Ky festival është një prej tre festivaleve më të mëdha të muzikës në Evropë dhe suksesi i studentit të UBT-së, Auron Deva, padyshim që është një sukses që e bën krenar gjithë Kosovën.