UBT News

Studentët e Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT prezantojnë punimin akademik “Strategjia e Sigurisë së Kosovës 2026–2031”

Studentët e Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT kanë përgatitur punimin akademik “Strategjia e Sigurisë së Kosovës 2026–2031”, një dokument që analizon sfidat bashkëkohore të sigurisë dhe ofron rekomandime konkrete për forcimin e kapaciteteve shtetërore dhe të sigurisë kombëtare.

Punimi trajton çështje me rëndësi strategjike, duke përfshirë ndikimin e fushatave të dezinformimit, sfidat që lidhen me pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, si dhe nevojën për zhvillimin e mekanizmave shtesë të sigurisë, përfshirë krijimin e një xhandarmërie. Gjithashtu, dokumenti vë theks të veçantë te rëndësia e pavarësisë energjetike, forcimit të institucioneve të sigurisë dhe avancimit të integrimit të Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian si faktorë kyç për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë.

Përmes këtij punimi, studentët kanë demonstruar aftësi të avancuara kërkimore dhe analitike, duke ofruar një kontribut akademik në diskutimin e politikave të sigurisë dhe zhvillimit strategjik të vendit.

Ky projekt pasqyron përkushtimin e UBT-së për të nxitur mendimin kritik, kërkimin shkencor dhe angazhimin e studentëve në trajtimin e çështjeve me rëndësi kombëtare, duke e konsoliduar rolin e universitetit si një qendër e dijes, analizës dhe mendimit strategjik në Kosovë.

Exit mobile version