UBT News

Stormzy: Diversiteti nuk është vetëm një fjalë e thjeshtë

Reperi Stormzy i bëri thirrje industrisë muzikore që ta trajtojë më seriozisht çështjen e diversitetit, pasi u nderua me çmim në AIM Awards të mërkurën.

Ai u emërua kampion i diversitetit pas përpjekjeve të tij për të “barazuar fushën e lojës” përmes organizatave të tij të bamirësisë, “Merky Foundation” dhe “Merky Books”.

“Ju inkurajoj që mos ta përdorni fjalën diversitet si fjalë të thjeshtë. Në çfarëdo pozite të jeni… konsiderone si faktor shtyës, jo vetëm si kuotë”, deklaroi ai mes tjerash.

Duke iu drejtuar një dhome plot me yje të industrisë muzikore, ai theksoi “vlerën dhe domosdoshmërinë” e përqafimit të një game të gjerë zërash në vendin e punës.

Sipas shifrave të fundit nga UK Music, 22% e njerëzve që punojnë në industrinë e muzikës kanë prejardhje me ngjyrë, aziatike dhe etnike minoritare; ndërsa gratë mbajnë 49.6% të roleve në industri.

Fondacioni Merky i Stormzyt ka premtuar 10 milionë funta gjatë dhjetë vjetëve për organizatat dhe bamirësitë “të angazhuara për të luftuar për barazi racore, reforma në drejtësi dhe fuqizimin e njerëzve me ngjyrë në Britani të Madhe”./UBTNews/

Exit mobile version