UBT News

Stafi i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT merr pjesë në kongresin e OEGAO në Austri

Me ftesë të presidentit të Shoqatës së Aligner të Austrisë – OEGAO, Dr. Saif Al-Zahrooni, dekani i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Prof. Dr. Agim Prokshaj, dhe Prof. Miranda Sejdiu Abazi morën pjesë në një kongres shkencor të mbajtur në Vjenë, më 10 dhe 11 tetor.

Ky kongres mblodhi së bashku ekspertë, akademikë dhe profesionistë të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave më të fundit mbi teknologjinë e aparateve të tejdukshme (alignerëve) – një ndër inovacionet më moderne në ortodonci.

Prania e përfaqësuesve të UBT-së në këtë ngjarje prestigjioze dëshmoi angazhim, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të fushës së stomatologjisë, duke pasuruar diskutimet profesionale dhe duke ngritur nivelin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar.

Në kuadër të kongresit, u prezantuan risitë më të fundit në trajtimin ortodontik me teknologji digjitale, zhvillimet në dizajnin e alignerëve dhe aplikimet inovative që po transformojnë mënyrën e trajtimit të pacientëve.

Exit mobile version